Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në liqenin e Prushit në Tiranë, ku dy të mitur të moshës 11 dhe 13 vjeç janë mbytur.
Advertisements
Në vendngjarje janë nisur menjëherë polumbarët e RENEA-s për të për të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave nga liqeni.
Njoftimi i policisë:
Advertisements
Sot, rreth orës 18:05, në liqenin e Prushit, janë mbytur dy të mitur të moshës 11 dhe 13 vjeç.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.
Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.