Kush është “Super Mario” i Fierit që u kap nga policia, bosi i bandës së kokainës në Itali

Një i ri shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane. Mareglen Metushi, 34-vjeçari shqiptar, banues në fshatin Boçovë u arrestua dy netë më parë nga karabinierët italianë, ndaj tani duhet të vuajë 9 vjet e gjysmë burg për trafik droge, grabitje, krime të kryera midis 2014 dhe 2015.

Advertisements

“Super Mario Bros” është kodi që policia italiane i ka vënë operacionit që goditi grupin që merrej me shpërndarje droge, pas hetimeve te nisura nga viti 2014.

34-vjeçari ishte në krye të një bande të madhe trafikantësh që shisnin kryesisht kokainë në zonat Chietino dhe Lancianese.

Advertisements

Ashtu si protagonisti i videolojës së famshme të viteve 1980, edhe Metushi dilte çdo mëngjes me çantën e veglave, tuta blu dhe florinj, por në vend që të punonte (zyrtarisht ai merrej me rinovimin e ndërtesave), ai shiste drogë.

Por ishte personazh shumë i zoti, që nuk e mbante kurrë drogën me vete, por e fshihte në pyll, nën tokë, dhe ishte i vëmendshëm ndaj lëvizjeve të tij dhe të bashkëpunëtorëve.

Mareglen Metushi është një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Mariglen Metushi u cilësua nga hetuesit kreu i bandës së drogës, i cili jepte urdhra, duke menaxhuar grupin e shpërndarësve të kokainës në Frentano dhe Chietino.

Operacioni për kapjen e tij nisi kur në prangat në flagrancë të krimit u vunë në zonën e Frentanos për pesë persona: me atë rast u sekuestruan rreth 160 gram kokainë, e cila, ishte shumë e pastër.

Hetimet nisën pasi një narkoman denoncoi se kërcënohej nga furnitorët e tij pasi kishte 5 mijë euro borxh, kuota për disa doza kokaine.

Artikulli paraprakLajm i trishtë për policinë e shtetit, efektivi ndërron jetë gjatë turnit të tretë!
Artikulli tjetërI nxehti afrikan ulet “këmbëkryq” në vendin tonë, temperaturat rreth 40 gradë, meteorologia e njohur: Ju kur pritet vala përvëluese