Kishin fshehur drogën në vendet intime të partnereve, policia “kap mat” dy vëllezërit shqiptarë

Trafikantët she shpërndarësit e drogës po shpikin mënyra nga më të ndryshmet për të çuar “mallin’ me çdo kusht tek klienti.

Advertisements

Por dy vëllezër shqiptarë në Greqi, kanë gjetur një mënyrë krejt të veçantë për të shitur drogën, pasi e kishin fshehur atë në gjokset e partnereve të tyre.

Dy vëllezërit shqiptarë 24 dhe 26 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur kishin dalë “shëtitje” me partneret e tyre dhe foshnjën e njërit prej tyre, ndërkohë që janë pikasur nga policia pas sjelljeve të dyfishta.

Advertisements

Në momentin e ndalimit policia ka gjetur të fshehur në gjoksin e partneres së 26 vjeçarit qesen me drogë dhe 460 euro, ndërsa tek partnerja e vëllait tjetër u gjetën 3 qese me kokainë gati për shitje.

Ata u justifikuan para policëve se e kishin fshehur drogën që mos binin në burg burrat, duke shtuar se “malli” ishte për përdorim personal nga ana e bashkëshortëve të tyre.

“ Kam katër vite që jam përdorues. Sot unë dhe vëllai im shkuam në sheshin Exarcheion me gratë tona dhe morëm sasi droge në vend të shumës 400 euro, për të pasur për dy ditët, nga një burrë me ngjyrë, të cilën ua dhamë grave tona për ta mbajtur. E mora drogën për përdorim personal”, i tha policisë një nga vëllezërit.

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 9 Maj 2022
Artikulli tjetër“G-Class” mori para çiftin dhe foshnjën, reagon ashpër Braçe: Në rrugët e Tiranës sillen si Zot “të fortët”…