“Jeni të pafytyrë”/ Plas keq sherri, socialistët miratojnë të propozuarin e Berishës, shpërthen Bardhi

Në Komisionin e Ligjeve është diskutuar sot në lidhje me kandidaturat e paraqitura për anëtar të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit.

Advertisements

Me shumicë votash, kandidatët që do ti kalojnë Kuvendit për votim janë:

Altin Hoxha

Advertisements

Gentian Sula

Simon Miraka

Albert Nikolla

Ndërkohë që u rrëzuan kandidaturat e:

Marcel Hilës

Besim Ndregjonit.

Gjergj Markut

Skender Vrionit

Gjatë mbledhjes nuk munguan as akuzat e Gazment Bardhit, pasi sipas tij një prej kandidaturave (Simon Miraka) që mori mbështetjen e mazhorancës, është propozuar nga grupi i Berishës.

“Jeni të pafytyrë se keni bërë një betim që nuk votoni asnjë person të propozuar nga non grata, ja tek e keni firmën, sapo votuat një person që është propozuar nga non grata, po ju tregoj se çfarë përfaqësoni ju, ata njerëz që tjetër thoni dhe tjetër bëni. Jeni betuar ju, keni 6 muaj, që do rrëzoni çdo dokument që vjen nga non gratat, shpjegojeni votën tani”, u shpreh Bardhi.

Ndërkohë që përgjigja për Bardhin erdhi nga Klotilda Bushka, e cila tha se kandidati në fjalë kishte mbështetjen e 28 deputetëve, dhe jo vetëm të grupit të Berishës.

Artikulli paraprakLargohet përfundimisht nga politika/ Ish deputeti i njohur merr vendimin drastik
Artikulli tjetërTërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1, ja ku ishte epiqendra