Ish-bashkëshorti i saj i lidhur me Fifin, Adrola Dushi bën deklaratën e papritur për këngëtaren

Këngëtarja e njohur, Fifi, ka disa muaj që është duke shijuar romancën e saj me Adis Patushin. Ata janë mjaft aktivë në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë postimet ku shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit. Çifti duket se është në çdo moment bashkë dhe është shumë i dashuruar.

Advertisements

E kur Fifi e Adisi bënë publike lidhjen e tyre, fansat ishin kuriozë të dinin s çfarë mendon ish-bashkëshortja e tij, Adrola Dushi për këtë marrëdhënie.

Modelja e dashur për publikun ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Why Not”, ku është pyetur se çfarë mendimi ka për Fifin dhe ajo i ka habitur të gjithë me përgjigjen e saj.

Advertisements

Sipas Adrolës, këngëtarja është një artiste të cilën ajo e vlerëson shumë dhe teksa të gjithë prisnin një reagim në lidhje me marrëdhënien e saj me ish-partnerin e modeles, Dushi i uroj këngëtares shumë lumturi në jetën e saj.

“Fifi është një artiste që na ka prekur zemrat të gjithëve, e vlerësoj shumë si artiste me tekstet e saj, me muzikën e saj, me zërin e saj. Fifi është një nga ata njerëz që i duhet shumë lumturi në jetë dhe ia uroj me gjithë zemër”– u shpreh ajo.

Adrola dhe Adisi u bënë për herë të parë prindër të një djali por pak kohë pas ardhjes së tij në jetë, ata u ndanë dhe tashmë kujdesen të dy për Troin ndonëse ai jeton me Adrolën.

Artikulli paraprakA do të ketë luftë bërthamore? CIA jep lajmin për botën
Artikulli tjetërTronditet bota e futbollit! Ataku kardiak i merr jetën futbollistit të njohur, së shpejti do të bëhej baba