I nxehti afrikan ulet “këmbëkryq” në vendin tonë, temperaturat rreth 40 gradë, meteorologia e njohur: Ju kur pritet vala përvëluese

Dita e sotme ka nisur e kthjellët. Pasdite priten sërish reshje të karakterit lokal, por do të jenë sasi të pakta dhe kryesisht në veri. Termometri ka shënuar një rënie gjatë së dielës.

Advertisements

Kjo rënie vijon edhe gjatë ditës së sotme, por nuk zgjat. Që nga dita e nesërme dhe në vijim kemi rritje të vlerave termike. Era do të jetë me shpejtësi deri mesatare në territor.

Mëngjesi i së martës do të shënojë 9 gradë celcius, por kemi 32 gradë në orët e mesditës. Nga mesdita e nesërme kemi rritje të temperaturave si në mëngjes dhe në mesditë, ben me dije meteorologia Tanja Porja.

Advertisements

Edhe nesër në orët e para të ditës presim reshje në veri dhe në zonat qëndrore, por bëhet fjalë vetëm për orët e para të ditës dhe më pas kemi kthjellime të kushteve të motit.

Kthjellim ky i cili do të mbizotërojë në tërritorin shqiptar të mërkurën, të enjten dhe më tutje. Pas të enjtes priten temperatura mjaft të larta në vend duke bërë që temperaturat të ngrihen deri në 37-38 gradë celcius.

Artikulli paraprakKush është “Super Mario” i Fierit që u kap nga policia, bosi i bandës së kokainës në Itali
Artikulli tjetërLija e majmunit/ Manastirliu mbledh ekspertët: Vaksinim për…