I FUNDIT/ Tjetër aksident i rëndë në vend, automjeti kthehet përmbys (detaje)

Një kamion është aksidentuar në hyrje të Himarës në orët e mesditës së sotme.

Advertisements

Siç duket nga pamjet, mjeti është përmbysur në vendin e quajtur “Kthesa e Vishës”. Si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi.

Ndërkohë që Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, për të mësuar shkakun e aksidentit, që deri më tani nuk raporton pasoja në njerëz.

Advertisements

Njoftimi i policisë Himarë:
Më datë 29.05.2022, rreth orës 11:45, në aksin rrugor Himarë–Dhërmi, në vendin e quajtur “Kthesa e Vishës”, ka dalë nga rruga autoboti me drejtues shtetasin R. Dh., rreth 60 vjeç, e për pasojë është dëmtuar drejtuesi i autobotit, i cili ndodhet në Spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakPlagosja në Vlorë/ Gjykata e Lartë merr vendimin, ja çfarë do të ndodhë me vëllezërit Veshaj
Artikulli tjetër‘Çmendet’ moti! Breshëri sa një top golfi mbulon këtë zonë (FOTOT)