I fundit! Bordi merr vendimin, sa do shitet nafta dhe gazi duke nisur nga sot

Bordi i Transparencës në datë 27 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Advertisements

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 239ekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 227lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 237lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Advertisements

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 27 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

Lajmi në përditësim

Artikulli paraprakKonsumoi raki, 2-vjeçari dërgohet pa shenja jete në spitalin e Devollit
Artikulli tjetër“Sharlatan që shkelmon mbi veten e tij”/ Nuk përmbahet Berisha, shpërthen keq ndaj Alibeajt