I fundit! Arrestohet për drogë biznesmeni në Maminas, në pranga edhe dy të rinj

Durrës – Pronari i një lokali është arrestuar në Durrës bashkë me dy persona të tjerë. Sipas policisë këta dy persona raportohet se janë kapur në Maminas, me një sasi droge të konsiderueshme.

Advertisements

Po ashtu janë kapur edhe 3 aparate celulare, 62.000 lekë të rinj, 900 euro dhe 100 paund, që dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë:

Advertisements

Finalizohet operacioni policor i koduar “Butterfly”.

Goditet një rast i përshtatjes së lokaleve për përdorim droge.

Arrestohen në flagrancë pronari i lokalit dhe 2 shtetas të tjerë.

Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një shumë e konsiderueshme parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e lëndës narkotike, një peshore elektronike dhe 3 aparate celulare.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Butterfly”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

V. K., 41 vjeç, banues në Durrës, pronari i lokalit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”;

L. K., 21 vjeç dhe B. I., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit V. K., në Maminas, Durrës, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë të ndarë

në doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike, 3 aparate celulare, 62.000 lekë të rinj, 900 euro dhe 100 paund, që dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakPutini është i sëmurë? Flet ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov
Artikulli tjetërRama: Prej të mërkurës nis një epokë e re për Shqipërinë patriotike, ndalohen…