39-vjeçari Ajas Sulejmani, i cili kreu aksidentitn e tmerrshëm ditën e diel në mes të Tiranës, teksa përplasi me makinën luksoze “G-Class”, çiftin Arjan dhe Vilma Konomi si dhe foshnjën e tyre teksa po kalonin në vijat e bardha, pas arrestimit nga policia ka rezultuar se ka konsumuar drogë pak para ngjarjes.
Advertisements
Ndërkohë që burime për gazetaren e Abc Xhensila Kodra, bëjnë me dij se Ajas Sulejmani pas arrestimit nga policia ka thënë se shkaku se pse po ecte shpejt në rrugë është se ka patur një fëmije në makinë dhe do e çonte në spital për mjekim.
Por sipas raportimeve të policisë, por dhe dëshmitarëve në rrugë Ajas Sulejmani në momentin e aksidentit ka qenë i shoqëruar nga një person maxhorem, edhe ky i fundit i arrestuar nga policia, pasi pas aksidentit janë larguar nga vendngjarja.
Advertisements
Gjithashtu Suljemani rezulton të jetë një shkelës i rregullt i i kjodit rrugor pasi ishte proceduar dhe 8 herë të tjera, për ecje me shpejtësi, shkelje të semaforit, mos vënie të rripit të sigurimit si dhe vetëm 3 javë më parë ishte shoqëruar në polici pikërisht për këto shkelje.
Ndërkohë që Sulejmani e drejtonte mjetin “G-Class” pa patentë./Abcnews.al/