Horoskopi për ditën e diel, 29 maj 2022

Dashi

Advertisements

Yjet do iu krijojnë ambientin e përshtatshëm për të përjetuar emocione të bukura në dashuri. Do të jeni pasionantë dhe të ngrohtë. Beqarët do kalojnë momente fantastike pranë personave të rinj që do të takojnë dhe jeta do ju ndryshojë për mirë. Bëni kujdes me financat, parashikohen probleme.

Demi

Advertisements

Jeta në çift nuk do jetë ajo që do iu shqetësojë sot. Ajo do jetë e ngrohtë dhe bashkëpunimi me partnerin/en do të ekzistojë në çdo moment. Beqarët do kenë takime interesante nga të cilat mund të nisin edhe lidhje serioze. Financat do jenë delikate, shmangni shpenzimet.

Binjakët

Ata që janë në një marrëdhënie në çift do përfshihen nga një ditë e mbushur plot pasion. Shfrytëzojini këto momente plot dashuri me njeriun e zemrës. Beqarët më në fund do nisin një lidhje afatgjatë dhe fillojnë ta shohin botën me pozitivitet. Financat do vinë duke u përmirësuar.

Gaforrja

Venusi do iu bëjë më të pa rezistueshëm dhe më joshës. Tundimet do jenë të mëdha, por gjithsesi ju të dashuruarit duhet të tregoni edhe kujdes. Beqarët do kenë një ditë mërzitshme, madje edhe ftesat për takime do i refuzojnë. Kujdes me financat sepse situata mund t’ju dalë jashtë kontrollit.

Luani

Fusha sentimentale do marrë drejtimin e duhur për ju të dashuruarit. Problemet që keni pasur kohët e fundit do t’i rregulloni. Beqarët do ndihen mirë ashtu si janë dhe nuk do preferojnë ta ndryshojnë statusin. Në planin financiar duhet të tregohuni shumë të kujdesshëm me shpenzimet.

Virgjëresha

Nëse jeni në një lidhje, askush dhe asgjë nuk do mund ta destabilizojë jetën tuaj sentimentale. Do flisni për gjithçka me partnerin. Në aspektin financiar do të keni të ardhura. Beqarët më në fund do takojnë fatin e tyre dhe mund të nisin një lidhje serioze. Në planin financiar do keni vështirësi të njëpasnjëshme.

Peshorja

Sot nuk do të keni komunikim të mirë ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Këshillohet të ruani qetësinë dhe të mendoheni mirë para se të flisni. Beqarët nuk do mundin t’ia shprehin dot ndjenjat personit që pëlqejnë dhe do vazhdojnë të mbeten vetëm. Financat do mund t’i mbanin në kontroll.

Akrepi

Falë mbështetjes së yjeve, jeta juaj në çift për ju të dashuruarit do të jetë harmonike. Mundohuni të dy ta zgjeroni rrethin shoqëror dhe do ndiheni mirë. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime, por asnjë nuk do ja mbushi syrin për lidhje. Financat parashikohen të jenë të qëndrueshme.

Shigjetari

Jeta juaj në çift do jetë në ekuilibër sot. Do jeni të sjellshëm dhe të përkujdesur ndaj partnerit/es tuaj. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime, por vetëm për aventura kalimtare. Financat do jenë mjaft delikate, prandaj tregoni kujdes me shpenzimet.

Bricjapi

Kujdes nga influenca negative e Uranit sot, ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Shmangni me çdo kusht diskutimet mbi tema delikate sepse mund të përfundoni duke debatuar fort. Beqarët nuk do duan lidhje, prandaj do refuzojnë ftesat për takime. Financat parashikohen të mira.

Ujori

Planetët nuk do ndikojnë aspak sot në lidhjen tuaj dhe ajo nuk do ketë asgjë të veçantë. Gjithsesi një organizim në çift nga ana juaj nuk do ishte ide e keqe për të thyer rutinën. Beqarët do tregohen mjaft joshës dhe sharmantë, duke bërë për vete personin që pëlqejnë. Financat menaxhojini me kujdes.

Peshqit

Dielli do i bëjë më magnetikë ata që janë në çift sot. Do jeni karizmatikë dhe me sharm, dhe do merrni shumë komplimente nga partneri/ja. Beqarët do kenë plot takime interesante, por duan që për momentin të mbajnë statusin që kanë. Financat paraqiten të ekuilibruara.

Artikulli paraprakBora Zemani dhe Donald Veshaj kapen ‘mat’, fotografohen krahë njëri-tjetrit në rrugët e Genovas (Foto)
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e sotme, e diel 29 maj 2022