Shoferi i automjetit tip “G Class” që përplasi çiftin dhe foshnjën 3-muajshe në karrocë në rrugën e Kavajës, Ajas Sulejmani u raportua dje se nuk e kishte patentën, pasi prej 3 javësh i ishte pezulluar.
Advertisements
Mirëpo gazetari Arsen Musta bën të ditur se ai nuk e kishte lejen e drejtimit të pezulluar. Ai e kishte marrë patentën para 3 javësh ndërsa ditën e djeshme, pas aksidentit i është pezulluar 24 muaj pasi nga verifikimi me drogëtestues ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike kanabis).
Advertisements
Lejen e drejtimit e kishte marrë para 6 vjetësh në Tepelenë (Gjirokastër) kategoria B dhe gjatë kësaj kohe kishte masa administrative të ndryshme në historikun e tij si drejtues mjeti, nga të cilat dy për shkelje të sinjalizimit rrugor,
një për shkelje semafori, një për shpejtësi mbi normat e lejuara, një për rrip sigurie, një për xhamat dhe dy për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.