Fatos Nano Presidenti i ri i vendit? Ylli Manjani del me deklaratën e fortë: Ai është…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se po të ishte deputet do të votonte pas asnjë dyshim që në krye të Presidencës të vendosje Fatos Nano.

Advertisements

Manjani e përshkruan Nanon si një dialogues të zoti dhe mishërim i tolerancës politike.

Postimi i plotë:

Advertisements

Fatos Nano President?!

Se di!

Po të jetë e vërtetë kjo nuk është ide e keqe, përkundrazi.

Socialistët ja kanë borxh Fatosit. Pa asnjë dyshim! Meta dhe Rama kanë qenë pengesa e Tij për të shërbyer në detyrën e Presidentit…

Por mbi të gjitha, Fatos Nano i ka të gjitha cilësitë dhe mundësitë të jetë një President i mirë.

Ai është universitet politik.

Dialogues i zoti.

Mishërim i tolerancës politike.

Cilësi të cilat politika jonë ka vite që i ka humbur.

Padyshim që mjedisit publik, politik dhe shtetëror i bëhet mirë nga rikthimi aktiv i Fatos Nanos.

Po të isha deputet do ta votoja pa asnjë ekuivok.

Artikulli paraprak“Kur unë ua thoja, njerëzit nuk më besonin”/ Paralajmërimi i i frikshëm i Alfred Cakos dhe deklarata e fortë për Ramën
Artikulli tjetërE FUNDIT/ Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas çiftin dhe fëmijën e tyre 3 muajsh (DETAJE)