E rëndë në Korçë! Burri gjen gruan e vdekur në shtëpi pak orë pasi mjekët e nxorrën nga spitali, hedh akuzat e forta! (EMRI)

Albana Saliçe, 51-vjeçe ka humbur jetën në rrethana të paqarta, pak orë pasi kishte mjekim në urgjencën e spitalit të Korçës.

Advertisements

Gruaja kishte shkuar për ndihmë mjekësore në orët e para të mëngjesit dhe pasi ka kryer kontrollet e nevojshme ishte dërguar për në banesë ku dhe ka ndërruar jetën.

Bashkëshorti i saj Edison Saliçe ka akuzuar mjekët për mjekim të pakujdesshëm dhe trajtim të gabuar.

Advertisements

“Bashkëshortja erdhi në orën 3 e 15, ne kemi marrë në telefon 127 na u përgjigjën sepse shtëpinë e kemi këtu afër, erdhëm në spital ndenjëm deri në orën 5, i beri doktori një gjilpërë dhe na thotë është anemike, nga zemra nuk ka asgjë EKG-ja i doli mirë.

Ikni në shtëpi, vajtëm në shtëpi na zuri pak gjumi, ngrihem në mëngjes e pyes si je s’po më përgjigjej, lajmërova komshien, lajmërova këta, erdhëm këtu, as emrin e doktorit, asnjë gjë, na thonë vetëm i bie goja erë të keqe mos ka pirë detergjent, që nuk bën vaki asnjëherë në botë.

Kishte shqetësime gjinekologjike për të cilat po mjekohej. Kurën e vazhdonte normalisht ishte shumë mirë, pas bërjes së gjilpërës këtu… nuk ja di emrin mjekut. U regjistrua në kartelë në shërbimin e urgjencës. S’kam bërë akoma denoncim, të vijë mjeku ligjor edhe do t’i vazhdoj veprimet e mëtejshme.

Nga gjilpëra ajo ishte për bukuri të zotit. Në orën 5 shkuam në shtëpi në 8 të mbarojë, ai le ta mbante këtu mos e çonte në shtëpi”, ka deklaruar ai.

Artikulli paraprakE rëndë në qytetin shqiptar! Vajza e pamëshirshme bën për spital nënën e saj
Artikulli tjetërNdodh në kryeqytet! I dyshuari i drejton armën policisë, efektivi e qëllon për vetëmbrojtje