E tmerrshme! Nëna e tyre dhe njerku dhunojnë e lejnë pa bukë 4 vajzat e mitura

Greqi- Një rast i tmerrshëm i dhunës në familje ka tronditur Greqinë, ku një çift janë akuzuar për abuzim ndaj katër fëmijëve të tyre, duke i lënë pa ushqim dhe ujë.

Advertisements

Vajzat e moshës 17, 15, 10 dhe 8 vjeç jetonin në kushte të këqija me nënën e tyre.

Rasti është zbuluar javën e kaluar pasi gjykata e Heraklionit në Kretë shpalli fajtor nënën e vajzave dhe partnerin e saj 59-vjeçar.

Advertisements

E ëma, sipas vajzave, i linte për orë të tëra në parqet e qytetit dhe i dërgonte për të lypur nëpër dyqane.

Në një moment takoi 59-vjeçarin, u bënë çift dhe vendosën të shpërngulen në një fshat të Heraklionit, ku ai kishte një shtëpi. Sipas përshkrimeve të fëmijëve, aty filloi një makth i ri.

59-vjeçari dhunonte vazhdimisht katër vajzat, duke ushtruar dhunë verbale dhe fizike ndaj tyre.

59-vjeçari kërcënonte dhe terrorizonte fëmijët për t’u dukur të lumtur sa herë që i vizitonte punonjësi social ose psikologu i fëmijëve. Tashmë vajzat jetojnë me të atin, të cilit më parë i ishte besuar kujdesi i tyre dhe siç u theksua në gjykatë, kushtet e jetesës së fëmijëve janë më të mira, ndërkohë që ata shkojnë normalisht në shkollë

Artikulli paraprakLindi me hundë të madhe, babai e quajti përbindësh, por ajo u bë 1 yll dhe u dashurua me kryeministrin
Artikulli tjetërPrindër bëni kujdes! Ky produkt gjendet në të gjitha shtëpitë dhe helmon 60.000 fëmijë çdo vit