E rëndë! Shpërthen bombola e gazit në një kopsht, digjen të paktën 5 fëmijë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali. Të paktën pesë fëmijë janë djegur për së gjalli në një kopsht, gjatë një prove për një shfaqje.

Advertisements

Raportohet se njëra prej tyre, 4 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar me helikopter drejt Milanos. Të plagosur kanë mbetur edhe tre të rritur.

Edhe një djalë 4-vjeçar pësoi djegie të shumta dhe mbërriti me helikopterin e Brescias në Niguarda në Milano me kod të verdhë. Kodi i verdhë edhe për tre fëmijët e tjerë, dy femra 3 dhe 5 vjeç dhe një mashkull 6 vjeç, të cilët u transferuan me 118 autoambulanca tek Papa Gjon XXIII në Bergamo me djegie të shumta.

Advertisements

Në vendngjarje kanë ndërhyrë pesë ambulanca dhe zjarrfikëse, si dhe dy helikopterë për shpëtimin nga Brescia dhe Bergamo. Të pranishëm ishin edhe policia lokale dhe karabinierët e Dalmine dhe Treviglio.

Artikulli paraprakDetaje tragjike nga rrëzimi i avionit në Kroaci: “Kanë vdekur të gjithë”
Artikulli tjetër“Studente e shkëlqyer”/ Humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, reagon Universiteti për 18-vjeçaren