Një rast i hepatitit tek një foshnjë është zbuluar në Heraklion të Kretës, ndërsa po hetohet nëse ka lidhje me raste të tjera të sëmundjeve inflamatore të mëlçisë që janë raportuar në mbarë botën.
Advertisements
Bëhet fjalë për një djalë 14 muajsh, i cili ishte infektuar me koronavirus disa muaj më parë, shkruajnë mediat greke.
Pak ditë më parë fëmija ka shfaqur simptoma të hepatitit, për pasojë prindërit e kanë dërguar në spital.
Advertisements
Sipas informacioneve paraprake, shkencëtarët të cilët janë informuar për gjendjen e tij kanë rekomanduar monitorim të vazhdueshëm.
Në rast se transaminazat arrijnë ose kalojnë kufirin prej 500 , atëherë fëmija duhet të shtrohet në një Repart të Infeksionit Special.
Tashmë kanë nisur procedurat për të përcaktuar nëse ky rast ka lidhje me hepatitin akut që mbizotëron te fëmijët britanikë.