“Dumani ka folur edhe për…”/ Blendi Fevziu reagon i shokuar nga rrëfimet e Nuredinit: Mu desh kohë që të kuptoja se çfarë po ndodhte në Shqipëri

Blendi Fevziu ka folur për të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe rrëfimet e tij.

Advertisements

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Fevziu tha se është shokuar nga rrëfimet e Dumanit dhe nga detajet e ngjarjeve kriminale në Shqipëri.

“Ishte shokuese. Kur kam lexuar deponimin në gjykatë, 129 faqe, më është dashur një kohë jo e vogël për të kuptuar çfarë po ndodhte. Ka një Shqipëri që ne nuk e kuptojmë, një Shqipëri ku jeta e njeriut merret nga 7 mijë euro deri në 1 milionë euro. Ku edhe jeta paska çmim. Më të fortët u paguakan 1 milionë, të tjerët lirë fare. Disa vriteshin edhe për nder, për të bërë nder. Vëllai i Talo Hoxhës, një taksist, e vranë për nder.

Advertisements

Pamë organizata kriminale kundërshtare, që porosinin heqjen qafe te të njejtën njerëz.

Kjo që ka ndodhur me Nuredin Dumanin ishte fat shumë i madh. Thuhet se ai ka folur akoma më tepër, për shumë më tepër personazhe. Por një gjë është e vërtetë, bosët kryesorë ikën.

Fakti që u mor vesh, që Dumani foli, një pjesë e madhe e tyre ikën”, tha Fevziu.

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 31 maj 2022
Artikulli tjetërËshtë bërë virale në Tik Tok, Rudina Magjistari flet për herë të parë për “bëmat” e saj: Dua të jem…