Moderatorja Luana Vjollca ka bërë së fundmi ca veprime të dyshimta në llogarinë e saj në Instagram, duke i bërë merak të gjithë fansat e saj.
Advertisements
Pasi çaktivizoi fillimisht adresën, Luana u kthye sërish në rrjetin social por kësaj here fshiu çdo foto të sajën nga profili.
Madje, vendosi të heqë edhe foton e profilit nga Instagrami.
Advertisements
Po ashtu, në InstaStory moderatorja publikoi pak orë më parë një foto të sajën ku në fakt tregon shumë pak, ndërsa postimin e shoqëron me shkrimin “Traumë”.
Nuk e dimë ç’ka ndodhur vërtetë me moderatoren, mirëpo pak ditë më parë ajo bëri me dije se po punonte për një projekt të ri muzikor. Ndaj, kjo mund të jetë një mënyrë e mirë për të tërhequr vëmendjen që dëshiron për këngën e re që po sjell.