Çfarë po ndodh me Covid-19 në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë nxjerr njoftimin!

Në 24 orët e fundit numri i personave të prekur me Covid ka qenë vetëm 6, ndërsa nuk ka patur asnjë humbje jete.

Advertisements

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit numri i të shëruarve ka qenë 34.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Advertisements

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anticovid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 407 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 6 qytetarë, në këto bashki:

3 qytetarë në Tiranë, 1 në Fier, Delvinë, Vlorë.

Janë 258 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,617 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (09 Maj 2022)

Raste të reja ditore 6

Të shëruar në 24 orë 34

Të shtruar në spitale 7

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 407

Testime totale 1,813,289

Raste pozitive 275,372

Raste të shëruara 271,617

Raste Aktive 258

Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 168

Fier 26

Vlorë 22

Shkodër 8

Durrës 8

Lezhë 8

Korçë 6

Elbasan 5

Berat 3

Kukës 2

Gjirokastër 2

Artikulli paraprakPas tre ditëve me diell, rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për këtë javë
Artikulli tjetërAksidenti i frikshëm në Tiranë, ky është çifti dhe vajza 3-muajshe që u përplasën nga ‘G-Class’-i