Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka folur për “Skai” për vizitën që pati në Shqiëpri.
Advertisements
Dendias është pyetur nga gazetari për çështjen e detit, ndërsa ministri është shprehur se palët kanë rënë dakord që çështja të shkojë në Hagë.
Ai madje ka thënë se çështja do të zgjidhet me ikjen e presidentit Ilir Meta dhe zgjedhjen e një presidenti, duke theksuar se kreu aktual i shtetit nuk i ka dhënë autorizimet përkatës e kryeministrit për të vijuar edhe më tej.
Advertisements
“Ramë dakord që t’ia referojmë çështjen tonë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk ka ndodhur ende pasi Presidenti nuk i ka dhënë autorizimin përkatës kryeministrit. Me sa duket, Shqipëria do të zgjedhë një President të ri brenda dy-tre muajve të ardhshëm. Pra, e gjithë kjo do të jetë e realizueshme që atëherë” tha ai.