Berisha i bashkohet protestës: Rasti i Ilvi Metës është fytyra e vërtetë e narkoshtetit shqiptar, futen me shëndet dhe dalin me arkivol

Ish-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar protestës e cila po zhvillohet në Tiranë pas vdekjes së të riut Ilvi Meta në Komisariatin e Kavajës.

Advertisements

Gjatë fjalës së tij, Berisha, tha se të rinjtë shqiptarë shkojnë në qeli me shëndet të plotë dhe dalin nga aty në arkivole.

Sipas Berishës rasti i Ilvi Metës dëshmon fytyrën e vërtetë të narkoshtetit duke shtuar se vrasjet apo vetëvrasjet në komisariate nuk duhet të ndodhin dhe sipas tij këto janë vrasje shtetërore dhe autoritetet duhet të marrin masa.

Advertisements

“Çdo qytetar ka të garantuar jetën në çdo vend të lirë. Në Shqipëri është tragjike sepse ka të rinj që shkojnë në qeli të shoqëruar me shëndet të plotë dhe dalin prej tyre me arkivol. Rasti i Ilvi Metës në Kavajë është rast tragjik dhe dëshmon fytyrën e vërtetë të narkoshtetit shqiptar.

Asnjë nga përgjegjësit kryesor të narkoshtetit nuk ka shqipëruar një fjalqë të vetme për këtë dramë të një të riu që nuk meritonte të humbiste jetën në institucione shtetërore. Por ky është morali i kësaj bande në pushtet që rezation në të gjitha institucionet.”

Artikulli paraprakShtrohet në spital në gjendje të rëndë kompozitori i njohur shqiptar
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e sotme, e diel 8 maj 2022