Gjykata e Apelit ne Gjirokastër sapo ka dhënë vendimin ndaj te akuzuarve Et’hem dhe Dino Muho të cilët u shpallën sot përfundimisht fajtorë për vrasjen e Alket Muhos ne 6 shtator te 2018 ne fshatin Rabije Bashkia Memaliaj.
Advertisements
Seanca e sotme gjyqësore ka filluar me tensione pasi familjaret e dy te akuzuarve kane kërkuar rënien e akuzave për vrasje nga ana e prokurorit te çështjes Julijan Çafka i cili ishte ai qe apeloi vendimin e dates 26 tetor te 2021 te dhene nga shkalla e pare e gjyqesorit ne Gjirokaster.
Ky vendim i dhene nuk percaktonte armen e vrasjes se kryer nderkohe qe denonte me 20 vjet burg Et’hem Muhon dhe me 17 vjet burg Dino Muhon. Gjyqtari i Gjykates se Apelit Gjirokaster Sokol Pina me gjyqtaren tjeter ndihmese Margarita Buhali mbi bazen e ankimit te prokrorit te ceshtjes Julijan Çafka ndryshoi vendimin e dhene nga Gjykata e Faktit ne Gjirokaster dhe vendosi per masen e denimit ku Dino Muho u deklarua fajtor edhe per armembajtje pa leje nderkohe qe ne shkallen e pare arma nuk doli ne vendim.
Advertisements
Ne bashkim te denimeve Dino Muho u denua nga 17 qe ishte denuar nga Gjykata e Faktit ne 19 vjet burg. Ndersa i ati i tij Et’hem Muho nga 19 vjet te dhene nga Gjykata e Faktit ne 22 vite burg. Ky vendim u egzekutua ne sallen e gjyqit menjehere duke thirrur policine e cila u vendosi prangat dy te denuarve per vrasje me paramendim.
Ne vendimin e permbledhur dhene para pak nga Apeli i Gjirokastres u provua dhe vertetua pertej cdo dyshimi te arsyeshem se Et’hem dhe Dino Muho jane autore te vrasjes me paramendim te Alket Muhos ne date 6 shtator te 2018 ne fshatin Rabije te Memaliajt. Gjate kesaj periudhe dy te denuarit qendronin ne arrest shtepie per shkak te shkeljes se afateve te ankimimit te vendimit per masen e arrestit.