“Alban Ramosaj të përfaqësojë Kosovën, kënga e Ronela Hajatit ishte më dinjitozja”, plas keq mes Agim Doçit dhe Robert Aliajt

Mendimet dhe komentet e shumta ndaj performancës së Ronela Hajatit në gjysmë finalen e Eurovisonit vazhdojnë të diskutohen ende nga personazhe të ndryshëm.

Advertisements

Një debat ka ndodhur përgjatë emisionit “Vizioni i Pasdites”, ku Agim Doçi i cili ishte dhe kryetar i jurisë në Festivalin e RTSH-së dhe Robert Aliaj kanë shprehur opinionet e tyre në lidhje me përfaqësimin e këngëtares në spektaklin e madh.

Advertisements

Sipas Agimit, kënga e Ronelës ishte më dinjitozja dhe se pretendimet që ajo ta fitonte ishin të shumta. Ai u shpreh se këngëtarja kishte një fitore të merituar.
Gjithashtu Doçi shtoi se Alban Ramosaj duhej të përfaqësojë Republikën e Kosovës.

“Kur më thoshte njeri pse nuk ja dhatë Ramosajt. Ramosaj si shqiptar i Kosovës le të konkurrojë në Eurovizion për Republikën e Kosovës. Europa tallet edhe me Kosovën edhe me ne, sepse unë nuk mund të çoj një këngë që ishte parodi për estradën e Tiranës si ekipi i 5 vetave norvegjez, jepi ujkut një banane. Këto të Kosovës kanë përfituar nga një komision hallexhinjsh që jua pranon këngët” u shpreh ai.

I pyetur gjithashtu se cilat ishin kriteret që kënga e Ronelës u përzgjodh si më e duhura për të përfaqesuar Shqipërinë ai tha:

“ Janë 5 elementet kryesorë të këngës, është fabula, teksti, melodia, orkestracioni dhe interpretimi . Thonë njerëz në rrugë pse e zhveshur, pse e lanë , etj. Ajo është një këngë energjike me të cilën ajo prezanton etnopsiqikën e saj, pikerisht për këtë e zgjodhën”

Mirëpo Roberti ka kundërshtuar totalisht opinionin e juristit ku gjithashtu përgjegjësinë ia vendosi jurisë dhe jo këngëtares. Gjithashtu ai shtoi se nuk duhet të harrojmë faktin se ishte Rona Nishliu këngëtarja nga kosova e cila i dha suksesin më të madh Shqipërisë përgjatë gjithë këtyre viteve duke u renditur e pesta në finale.

“ Ne kur këndojme themi diçka, prandaj që teksti është shumë i rëndësishëm . Sa i përket gjithë performancës , një prezantim i tillë nuk është fare përgjëgjësia e këngëtarit ,por e atyre që e quan atje“– tha Aliaj.

Rikujtojmë se Roberti gjithashtu ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram ku ka dhënë mendimin e tij në lidhje me performancën e Hajatit. Sipas tij Ronela nuk këndoi por ulëriti në skenën e Eurovision, ndërsa sa i përket veshjes dhe koreografisë, ai i cilësoi si të denja për klubet e natës.

Gjithashtu dhe mediat Italiane e kanë renditur Ronela Hajatin në 3 këngët më të këqija në Eurosong. ‘La Repubblica’ ka publikuar 3 këngët më të mira si dhe më të këqijat të këtij edicioni dhe duket se Shqipëria këtë herë është listuar në listën aspak dashamirëse.

Artikulli paraprakLAJMI FUNDIT/ Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përplasen disa makina
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e premte, 13 maj 2022