Gjykata e Shkodrës ka dënuar me burg 27 vjeçarin e arrestuar pas aksidentit tragjik të ndodhur në Shkodër ku humbën jetën dy turistët polakë.
Advertisements
Bëhet fjalë për aksidentin tragjik të regjistruar më 6 maj 2022, në vendin e quajtur “Kryebushat” të Shkodrës, ku shoferi i makinës ‘Volswagen’, David Gjonaj u përplas me një motor ku ndodheshin Waldemar Makowski dhe Marta Makowska, dy turistët polakë që ndërruan jetë pas përplasjes fatale.
Seanca e ditës së sotme për ngjarjen në fjalë u mbajt me dyer të mbyllura ndërsa drejtuesi i mjetit, David Gjonaj në gjykatë ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur nga pakujdesia.
Advertisements
Masa e sigurisë është dhënë nga gjyqtarja Izabela Radovani. turistët polakë po iknin nga Shkodra në drejtim të Lezhës, ndërsa drejtuesi i makinë po shkonte për në Shkodër.