Korespondenti i “Panorama”, bën me dije se dy djemtë e rinj që humbën jetën sot në aksidentin tragjik në kantierin e ndërtimit në Orikum janë Armand Beu dhe Klajdi Kaja.
Advertisements
Ata janë të moshave 28 dhe 32 vjeç, nga Kavaja dhe Lushnja, që punonin në kantierin e ndërtimit për bypasin Orikum-Kaninë.
Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.
Advertisements
Vlorë/Informacion shtesë
Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë më parë, ku në bypasin Orikum-Kaninë, është rrëzuar një kamion, sqarojmë se kanë ndërruar jetë drejtuesi i kamionit shtetasi A. B., 32 vjeç, banues në Kavajë dhe pasagjeri në kamion shtetasi K. K., 28 vjeç, banues në Lushnje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.