Aksident i rëndë në Lezhë, ndërron jetë polici (EMRI)

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shënkoll.

Advertisements

Një person i cili udhëtonte me motor, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, Pashk Deliaj rreth 40 vjeç.

Advertisements

Nga informacionet paraprake mësohet se Deliaj punonte si polic në burgun e Shënkollit. Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit.

Artikulli paraprakNgjarje e rëndë! Gjendet i pajetë 42-vjeçari në banesën e tij, zbardhen detajet e para
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 16 Maj 2022