Mëngjesin e sotëm në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës u regjistrua një shpërthim me tritol.
Advertisements
Lënda plasëse ishte vendosur poshtë makinës luksoze të 31 vjeçarit Ermal Kasa banues në Elbasan.
Fatmirësisht shpërthimi ka shkaktuar vetëm disa dëme materiale, teksa ngjarja është regjistruar rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.
Advertisements
Kasa ishte zhvendosur për të jetuar në Vlorë prej pak kohësh, pasi punonte si ekonomist në një prej kazinove të qytetit bregdetar.
Dyshohet se shpërthimi ka lidhje me ndonjë konflikt në vendin e punës.
Policia është vënë në kërkim të autorit të shpërthimit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Plotë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 30.05.2022, rreth orës 02:55, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, në automjetn tip “Audi”, në pronësi të shtetasit E. K., 31 vjeç, banues në Elbasan, ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.