Gjysma e francezëve dhe gjermanëve nuk duan që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe vlerësojnë se vendi ynë nuk është gati për t’u anëtarësuar.
Advertisements
Të dhënat dolën në një raport që publikoi YouGov, shoqëria ndërkombëtare e të dhënave, që mat opinionin publik për çështje të ndryshme përmes sondazheve serioze.
Raporti nxori se 43% e francezëve të anketuar në vitin 2022 janë kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Advertisements
Vetëm 21 është përqindja e francezëve që janë pro anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Edhe popullsia gjermane duket se ka deri diku të njëjtin mendim, pasi 44% e tyre mendojnë se Shqipëria nuk është gati për të qenë pjesë e BE.
Vetën çereku i gjermanëve janë pro anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Sa i përket vendeve të tjera të Europës si Spanja dhe Italia, ka një raport të përmbysur.
40% e spanjollëve në vitin 2022 janë dakord që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së, ndërsa 24% janë kundër.
Vendi që është më përkrahës që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së, është Italia, ku 45% janë pro dhe 27% kundër.
Qytetarët e këtyre katër vendeve të Europës, sipas sondazhit ndajnë me përafërsi të njëjtin qëndrim edhe në raport me Kosovën dhe vendet e rajonit si Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja Hercegovina.
Në tërësi, përqindja më e lartë e francezëve dhe gjermanëve mendojnë se vendet e rajonit të Ballkanit nuk janë gati për t’u bërë pjesë e BE-së.
Raporti u përgatit bazuar në të dhënat që nxori anketimi me 2 mijë të rritur në Francë, mbi 2 mijë të tjerë në Gjermani, si dhe më shumë se 2 mijë të anketuar në Spanjë dhe Itali në muajin mars 2022.