Policia ka arrestuar administratorin e Kallmetit, Besnik Simoni, i cili mbeti i plagosur me 3 plumba gjatë ditës së djeshme.
Advertisements
Arrestimi i tij është bërë për shkak se gjatë konfliktit ku mbeti i plagosur, ka pasur shkëmbim zjarri me shtetasin Altin Marku, i cili po ashtu mbeti i plagosur.
Marku u arrestua disa orë pas ngjarjes nga Policia e Lezhës, teksa fshihej në banesën e një të afërmi të tij në Kallmet.
Advertisements
Fillimisht ngjarja u trajtua si një plagosje në pritë e Simonit, por nga hetimet rezultoi se gjatë konfliktit janë përdorur dy armë, dhe të dy personat e përfshirë kanë mbetur të plagosur.
Policia ka sekuestruar vetëm një nga dy armët që janë përdorur nga Simoni dhe Marku.
Besnik Simoni mbante prej disa vitesh detyrën e administratorit të Kallmetit, dhe konflikti me Markun ka nisur shumë kohë më parë, për të vazhduar gjatë paradites së djeshme.
Pas një konflikti që kanë pasur në zyrën e Simonit, Marku ka qëlluar disa herë në drejtim të makinës së administratorit të Kallmetit, ndërsa edhe vetë ky i fundi është përgjigjur me armë.