Tërmeti i fuqishëm me epiqendër në Bosnje dhe Hercegovinë, u ndje në shumë shtete të rajonit. Tërmeti me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter është regjistruar sonte në orën 23:07 me epiqendër në Bosnje dhe Hercegovinë.
Advertisements
Kështu ka njoftuar Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, e cila ka dhënë detajet e para.
Sipas EMSC, tërmeti ishte në zonën e Stolacit dhe është ndier në të gjithë rajonin, duke përfshirë Kosovën.
Advertisements
Qytetarët e Sarajevës kanë shkruar në rrjetet sociale se tërmeti ka zgjatur më shumë se 30 sekonda.
Ndërkohë, shumë qytetarë të Mostarit kanë dalë nga shtëpitë e tyre pas tërmetit dhe një viktimë është shënuar.
“?Përfundimi i ngjarjes: sot një #tërmet M5.7 goditi Bile?ën (Bosnje dhe Hercegovinë) në orën 23:07:49 me kohën lokale (UTC 21:07:49). Lëkundjet u ndjenë mbi 400 km nga rreth 20 milion njerëz në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Serbi, Itali dhe Slloveni”.
“Pasgoditje mund të ndodhin në orët/ditët e ardhshme. Nëse nuk është e nevojshme, qëndroni larg zonave të dëmtuara për sigurinë tuaj. Jini të kujdesshëm dhe ndiqni informacionet e autoriteteve kombëtare”, erdhi paralajmërimi nga qendra sizmiologjike europiane mesdhetare.