Kujtim Meta, 44-vjeçari që u plagos sot në Lushnje rezulton të ketë pasur miqësi të ngushë me një person që është ekzekutuar po në të njëjtën mënyrë që atij iu bë atentati, duke pirë kafe. Bëhet fjalë për Besmir Hidën, i cili u vra më 1 tetor të vitit 2019 në Lushnje, ngjarje që ende nuk ka një autor.
Advertisements
Hida ishte një tregtar makinash të ndryshme dhe për shkak të shoqërisë që kishte me Metën e kishte punësuar këtë të fundit si shofer në biznesin e tij. Hida ishte daja i Zamir Latifit, i njohuri si anëtar i bandës së Aldo Bares, që është vrarë në vitin 2017 në ngjarjen e njohur si ‘masakra e Lushnjës’, për të cilën akuzohen Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili.
Advertisements
Të kenë lidhje atentatet me njëri-tjetrin? Ende nuk dihet. Deri më tani është raportuar se shënjestra e atentatit të ndodhur në Lushnje nuk ka qenë 44-vjeçari Meta, por pritet të hidhet dritë mbi ngjarjen në ditët në vijim.