Sot ‘dita pa makina’, ja akset ku do të kufizohet qarkullimi në kryeqytet

Qeveria ka marrë vendimin që e diela e parë e çdo muaji do të jetë dita pa makina.

Advertisements

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve ditën e sotme në disa rrugë të qytetit.

Kufizimin e qarkullimit të automjeteve, në kuadër të Ditës pa Makina sot, nga ora 09:00 deri në orën 15:00, në segmentet e mëposhtme:

Advertisements

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti”.

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

– Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

2. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:

– Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi.

– Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët Ibrahim Rugova, Blv. Zhan D’Ark. Blv.Bajram Curri dhc George.W.Bush.

Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova” do të jetë i detyruar djathtas.

Gjithashtu edhe Bashkia e Korçës, ka vendosur që nesër në qytet të zhvillohet dita pa makina.

Bashkia Korçë ka lajmëruar qytetarët se nga sote në vazhdim, e diela e parë e çdo muaji do të jetë ditë pa makina.

Qarkullimi i automjeteve do të ndalohet në Blv.”Republika” dhe Blv.”Rilindasit” që prej orës 09:00-19:00. Ndërkohë nisës i është bashkuar edhe Fieri.

Konkretisht kufizimi i qarkullimit te mjeteve do të bëhet si më poshtë;

📍Rrugët ku do të aplikohet ky kufizim janë;

• Rruga “Kastriot Muço” – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.

• Rruga “Rauf Nallbani” – nga Sheshi “Nënë Tereza” deri në kryqëzimin me rrugën “Jakov Milaj”

• Bulevardi “Ramiz Aranitasi” – nga kryqëzimi me Rrugën “Vasil Peçuke” deri te Sheshi Europa.

• Bulevardi “Jakov Xoxa” – nga Sheshi Europa deri në rrethrrotullimin e Sharrës

• Rruga Dervish Hekali – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.

Artikulli paraprakÇadrat me vete! Ju njohim me parashikimin e motit për ditën e sotme
Artikulli tjetër“Nuk dihet se çfarë ishte”/ Rusia nuk ndalet, bën sulmin e papritur në Ukrainë…