Ndërsa rastet e para u hasën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, hepatiti i ri, sëmundja që prek vetëm fëmijët, raportohet të ketë mbërritur dhe fare afër nesh, në fqinjin Greqi.
Advertisements
Mediat në Athinë njoftuan sot se të paktën dy raste po mbahen nën kontroll, ndërsa kryetari i EODY, Dr. Theoklis Zaoutis, i bëri thirrje Spitaleve të Fëmijëve të vendit që të jenë gati për të pritur dhe trajtuar rastet e mundshme.
Hepatiti akut, i cili shfaqet tek fëmijët dhe ka shkaktuar shqetësim global, ka prekur fëmijë nga 2 deri në 5 vjeç.
Advertisements
Sindroma klinike përfshin hepatit akut me rritje të theksuar të transaminazave, shpesh herë verdhëz dhe simptoma gastrointestinale (kryesisht të vjella) që i paraprijnë verdhëzës.
Shkaku themelor i këtij hepatiti që po haset që nga fillimi i vitit 2022, mbetet aktualisht i panjohur, raporton noa.al.
Më herët, ishte Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA e cila njoftoi për një shpërthim të pazakontë të rasteve pediatrike të hepatitit në shtetin e Alabamas. Dhjetëra raste u raportuan edhe në Angli, Spanjë, Irlandë, etj.
Simptomat të cilave duhet t’u kushtojmë vëmendje janë:
Verdhëza
Hiperpigmentimi i urinës dhe/ose çngjyrosje e jashtëqitjes
Kruarje
Artralgji / mialgji
Ethe
Lëvizshmëri e tepruar
Të vjella ose dhimbje barku
Përgjumje e shpeshtë
Humbje e oreksit