Si u realizua misioni i pamundur/ Momenti kur helikopterët ukrainas godasin rafinerinë e naftës në Rusi (VIDEO)

Dy helikopterë të forcave të armatosura të Ukrainës zhvilluan mëngjesin e sotëm një nga misionet më të pamundura në letër, ku goditën një depo nafte të vendosur në Belgorod, 40 km në brendësi të territorit rus.

Advertisements

Siç shihet dhe nga pamjet që po bëjnë xhiron e mediave botërore, helikopterët ukrainas hynë në territorin rus duke fluturuar në lartësi të ulët, pothuajse rrafsh me tokën, me qëllim që të mos kapeshin nga radarët.

Rafineria ruse e naftës shpërtheu në flak pas sulmit të helikopterëve Mi-24.

Advertisements

Pas operacionit në territorin rus, helikopterët u kthyen të pa shqetësuar në Ukrainë. Një sulm ky që vendos në pikëpyetje sistemet anti raketiore dhe radarët me teknologji të avancuar të Rusisë.

Artikulli paraprakDetaje nga seanca për Nuredin Dumanin! Zbulohet se kur do dalin para gjykatës e dashura dhe mjekët që i dhanë ndihmën e parë
Artikulli tjetërPlagoset administratori i njësisë Kallmet në Lezhë, arrestohet autori