Dy të rinj të akuzuar se kultivuan disa bimë kanabisi në një “shtëpi bari” në Skoci, me vlerë 400 mijë paund, janë lënë të lirë. Sipas mediave të huaja, dy shqiptarët u zbuluan nga gjykata se ishin viktima të trafikimit të qenieve njerëzore.
Advertisements
Mësohet se bëhet fjalë për dy shqiptarët Alfred Dimon dhe Julien Beqaj, të cilët policia i gjeti të mbyllur në një godinë ku ishin kultivuar 1 400 rrënjë kanabis.
Burrat pretenduan se po mbaheshin kundër vullnetit të tyre dhe ishin detyruar të punonin si “kopshtarë”, për shkak të kërcënimeve.
Advertisements
Ata u arrestuan dhe kaluan 10 muaj në paraburgim. Dimo, 43 vjeç dhe Beqaj, 20 vjeç, u akuzuan për prodhimin e kanabisit në njësinë në Lanarkshire. Ata u liruan pasi u deklaruan të pafajshëm në Gjykatën e Sherifit të Airdrie të martën.
Burrat pretenduan se ishin të mbyllur brenda godinës. Policia e Skocisë tha se bimët e kanabisit të sekuestruara kishin një vlerë prej 284,000 deri në 424,000 £.