Si do të fitohet lufta me amerikanët? Ish-kryeministri Berisha befason me përgjigjen e tij

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur këtë mbrëmje se nuk e pranon lobimin dhe deri sa Antony Blinken të jetë në detyrë nuk do të shkelë në Amerikë.

Advertisements

Si do të fitohet lufta me amerikanët?

Berisha: Ka vetëm një përgjigje, “AND-shqiptare” për 3 nivelet. Ditën që e kam nisur këtë betejë nuk e kam menduar kurrë se cila do të ishte mbështetja. Ka shqiptarë të cilët betejën për dinjitet e konsiderojnë jetike, kam qenë kryetar shteti dhe më është cenuar dinjiteti në formë mafioze pa asnjë fakt.

Advertisements

Kjo sepse Rama sulmoi Trump duke e quajtur turp të qytetërimit, edhe Soros organizoi një kryqëzatë deklaratash në CNN kundër tij dhe unë e denoncova në atë kohë. Unë kërkova dhe shpalljen non grata të Soros, me zë dhe figurë.

As që e pranoj lobimin sepse kam hedhur në gjyq për shpifje dhe sa të jetë në detyre Blinken unë nuk do shkel në atë tokë.

Artikulli paraprakEni Vasili largohet përfundimisht nga Top Channel, ja në cilin televizion do ta shohim në vazhdim
Artikulli tjetër‘Ky është paralajmërimi i fundit! Zelensky: Bashkëpunimet me Moskën do kenë pasoja