Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka shitur energji në ditët e para të prillit. Reshjet intensive të shiut kanë shtuar prodhimin e energjisë në vend duke bërë që në kaskadën e Drinit rezerva energjitike të arrijë në 350 GWH nga 313 GWH që ishte para dy javëve .
Advertisements
Për të menaxhuar energjinë e prodhuar ditët e fundit Korporata elektro-energjitike ka hapur tender për të shitur energji për datat 1 dhe 2 prill.
Sipas dokumentave rezulton se ka shitur rreth 11 mijë e 800 MËH me një çmim mesatar prej 150 euro megavatori. Të njëjtën sasi rezulton se e ka para- blerë para disa ditëve për të furnizuar vendin.
Advertisements
Por energjia elektrike e parablerë për ditët e para të prillit rezulton se është importuar me çmim më të lartë e cila arrin në një mesatare prej 290 euro për megavator. Kjo pasi në bursë çmimi i energjisë elektrike është ulur gjatë ditëve të fundit.
Kesh ka bërë me dije se ka bërë kërkesë për depozitim të energjisë elektrike të prodhuar gjatë ditëve të para të prillit por kjo procedurë është anulluar pasi nuk ka pasur interes nga kompani e më pas ka hapur proçedurë për ta shitur.
Reshjet e shiut thuajse kanë dhjetëfishuar prurjet në kaskadën e Drinit .Në liqenin e Fierzës aktualisht prurjet janë 800 m3 në sekond nga 100 m3 që ishin para disa ditëve. Ndërkohë në Koman prurjet kanë arritur në 650 m3 në sekondë nga 32 që ishin para dy javëve dhe në Vaun e dejës kanë arritur në 100 m3 nga 10m3. Por pavarësisht shtimit të prurjeve niveli në liqenin e Fierzës mbetet në kuota minimale ndërsa është rritur me rreth 3 metra duke shkuar në 263 metra nga 260 që ishte. Ky nivel sipas të dhënave rezulton se është më i ulëti i regjistruar që prej vitit 2002.
Qeveria ka paralajmëruar se vendi është përpara një krizë energjitike dhe ka nisur kufizimet e para të energjisë në akset kombëtare rrugore si dhe në disa institucione të njësive vendore.
Sipas parashikimit reshjet intensive të ditëve të fundit do të mundësojnë plotësimin me rreth 70% të kuotës mujore ujore në veri dhe veriperëndim të territorit. /abcnews.al/