Qytetarët e Bosnje Hercegovinës rrëfejnë të tmerruar se kanë braktisur shtëpitë sapo kanë ndjerë lëkundjet e para të tërmetit.
Advertisements
“Gjithçka po dridhej, dolëm menjëherë jashtë,”- tha nje banore per mediat boshnjake.
“Nga muret ranë pasqyra,”- tha një tjeter qytetar, ndërsa një tjetër pohoi se muri kishte të çara të dukshme.
Advertisements
Një pjesë e oxhakut të pallatit pranë Teatrit Kombëtar është shembur në rrugën Marshal Tito, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Policia ka bllokuar një pjesë të rrugës dhe kanë mbërritur zjarrfikësit.