Bashkëjetuesi i Merushe Hazizajt, Fatjoni, ka rrëfyer dinamikën e vrasjes së partneres së tij nga babai i tij.
Advertisements
Ai ka treguar, se policia ishte në dijeni mbi kërcënimet që babai i tij, Xhevahiri, i cili është dhe autor i krimit i ka bërë sistematikisht.
Fatjoni ka rrëfyer po ashtu se do të dëshironte të shkonte në ceremoninë mortore të Merushes, por familjarët e vajzës nuk kanë pranuar. Për raportin me ta, ai tha se e ka pasur shumë të mirë, madje shtoi se e kanë respektuar më shumë se prindërit e tij.
Advertisements
“Policia ka ardhur, i thoshin babait të rrinte urtë. Ai thoshte edhe në sy të policisë që do e vrasë atë. Në telefonin e tij gjen shumë gjëra, me avokaten, me policinë. Ato që ai ka biseduar me to. Madje edhe në gjyq e kërcënonte mamanë. Nëna ato që ka bërë i ka bërë nga frika e babait.
Në gjyq ajo më mbrojti. Unë i thash atyre që të jem pjesë në varrimin e Merushes, por nuk dëgjuan familjarët e saj. Unë bëra si pjesë e shtëpisë, më donin shumë, shkoja me Merushen. Në muajin e fundit kemi qenë 3-4 herë. Më respektonin më shumë se prindërit e mi”, rrëfeu burri.