SHËNGJIN– Ish-efektivi i Policisë së Shtetit Gj.N., është kanosur me armë zjarri nga dy persona. Ngjarja e raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shëngjinit.
Advertisements
Bëhet me dije se dy persona, me inicialet E.M dhe E.S, të dy banues në Shëngjin, janë futur në lokal dhe kanë kërcënuar me armë ish-policin shtetasin GJ.N.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur për vend parkimin e një makine, një sherr banal që mund të çonte dhe në viktima.
Advertisements
Pas njoftimit të autoriteteve, policia ka bërë të mundur arrestimin e dy autorëve që kërcënuan ish-policin, ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit.