Papagalli zbuloi vrasjen/ Shqiptarët e ekzekutuan për pazare droge, gruaja e 30-vjeçarit rrëfen detajet tronditëse

Rrëfehet gruaja e 30-vjeçarit kurd që shqiptarët e vranë për prishje të pazareve të drogës, e cila ka treguar se bashkëshorti i saj ishte ngatërruar me bandën shqiptare të drogës.

Advertisements

Jennifer Buller ka bërë të ditur para gjykatës angleze se ishte në dijeni të lidhjeve të burrit të saj me bandën shqiptare të drogës, por ai e kishte siguruar se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar dhe se nuk ishte “ndonjë gjë e madhe” raporti me ta.

Hamaëand Ali Hussain, babai i dy fëmijëve u gjet i vrarë me armë zjarri dhe më pas i masakruar me sëpatë në një shtëpi në Hartlepool. Ai u josh nga trafikantët shqiptarë të drogës, të cilët i thanë se kishin gjetur një vend për krijimin e një ferme të kanabisit. Nëna e dy fëmijëve u shpreh para gjykatës se burri i saj sa vinte dhe përdorte gjithnjë e më shumë kokainë si dhe po merrej me tregtimin e saj derisa u vra në shtator të vitit 2019. Ajo i tha gjykatës se ishte shqetësuar për sjelljen e tij sepse ai dukej në gjendje të shqetësuar dhe nën presion.

Advertisements

“Duke parë deklaratën që i keni dhënë, ju thatë se e kujtuat atë duke thënë, dy javë para se të vdiste – “s’mund ta imagjinosh presionin që po kaloj për momentin, ka shkuar gjithçka për dreq”. A të tregoi se për çfarë e kishte konkretisht fjalën?”, u pyet në gjykatë gruaja e kurdit. Buller u përgjigj: Jo!

Për këtë vrasje është arrestuar shqiptari 31 vjeçar Eugert Merizaj. Merizaj e ka mohuar vrasjen, por drejtësia britanike ka prova se ai në bashkëpunim me persona të tjerë, edhe ata shqiptarë kanë lënë të vdekur në vend kurdin Ali Hussain pas prishjes së pazareve për drogën.

Merizaj u arrestua në Belgjikë në shtator të vitit të kaluar dhe u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar ku po përballet me akuzën e vrasjes. Ndërkohë tre nga bashkëpunëtorët e dyshuar të Merizajt – Noza Saffari, Dorian Pirija dhe Qazim Marku – u shpallën fajtorë për vrasjen e Hussainit, por ata liruan nga kjo akuzë pas gjyqit në janarin e vitit të kaluar, por gjithsesi ata morën dënimet përkatëse, teksa 40 vjeçari Saffari u burgos për 15 vjet; 34 vjeçari Pirija që ishte në vendin e shoferit kur grupi u arratis pas vrasjes u dënua me 19 vjet dhe 26 vjeçari Qazim Marku u burgos me 19 vjet gjithashtu. Ndërkaq, i katërti që dyshohej për pjesëmarrje në vrasje Anxelo Xhaferi, 25 vjeç u lirua nga të gjitha akuzat.

Tre anëtarët e tjerë të dyshuar të bandës shqiptare të drogës – Sajmir Dodoveci dhe Armando Marku dhe Daniel Kadiu janë ende në kërkim. Ndaj tyre është lëshuar urdhër arresti me akuzën e vrasjes dhe bashkëpunimit në krim. Prokuroria pretendon se Kadiu dhe Merizaj drejtuan bandën shqiptare të drogës e cila pati përplasje për prishjen e pazareve me kurdin Hussain.

Sipas prokurorisë Dodoveci ishte njeriu kyç në biznesin e drogës dhe personi që mund të frenonte kurdin Hussain nëse gjërat nuk shkonin siç duhet, shkruajnë mediat britanike. kurdiiiiGjithashtu, prokuroria pretendon se Xhaferi veproi si ndërmjetës mes bandës shqiptare dhe kurdit Hussain, që ky i fundit të vinte për vizitë te ata më 14 shtator 2019. Gjykata dëgjoi provat se si Merizaj ishte në kontakt të vazhdueshëm me Kadiun, Pirijen dhe Markun.

Sipas gjykatës dhe prokurorisë ata u takuan në një shtëpi në Bolton më 5 shtator, një takim në të cilin u planifikua edhe vrasja. Sipas prokurorisë më 13 shtator, Merizaj dhe anëtarët e tjerë të bandës ishin të gjithë në Hartlepool gati për të vrarë kurdin Hussain, por ai nuk po u përgjigjej në telefon. Më 6 shtator, sipas prokurorisë Merizaj u kap duke blerë një sëpatë, doreza, lidhëse kabllosh, litar të bardhë najloni dhe një kaçavidë.

Të njëjtat sende u gjetën në shtëpinë në rrugën Charterhouse në Hartlepool, pas vdekjes së Hussain. Sëpata e u gjet e mbuluar me gjakun dhe trutë e kurdit Hussain, që mesa duket është goditur pasi u vra me armë zjarri. Prokuroria thotë se Hussain u qëllua për vdekje brenda pak sekondash pasi hyri në derën e numrit 25 të Charterhouse Street. Sipas prokurorisë, edhe Merizaj nuk ishte personi që tërhoqi këmbëzën e armës për të vrarë kurdin, ai organizoi dhe planifikoi gjithçka. Më pas arma që u përdor për të vrarë kurdin, autorët e kishin prerë me sharrë dhe ende nuk është gjetur nga policia. Pamjet e siguruara nga kamerat e një dyqani pranë rrugës Charterhouse, tregojnë autorët duke u arratisur nga shtëpia duke marrë një çantë me vete, shkruajnë mediat angleze.

Kurdi Hussain u josh nga banda shqiptare e drogës që ai të shihte një vend për ta përdorur si fermë kanabisi. Ndërkohë, sipas gjykatës aryeja e vërtetë e vrasjes kishte të bënte me një borxh dhe mosmarrëveshjet mbi pazaret e drogës. Pas vrasjes në xhepin e kurdit u gjetën 1 mijë paund. Ndërkohë gjyqi vazhdon.

Si papagalli zbuloi vrasjen

Kur banda shqiptare e drogës qëlloi në kokë duke e lënë të vdekur në vend, 30 vjeçarin, kurd, në apartamentin e fqinjit papagalli i tij u trondit aq shumë nga të shtënat duke fluturuar nga kafazi i tij. I zoti i shtëpisë dhe papagallit, David Ëalker, i cili vuan nga dëgjimi i tha policisë se ai nuk dëgjoi asgjë, por pa se si papagalli i tij papritur fluturoi nga kafazi.

“Diçka e tronditi papagallin e David Ëalker dhe ai fluturoi nga kafazi i tij. Ëalker pa nga dritarja e tij dhe pikasi tre persona duke vrapuar dhe më pas një person tjetër me Toyota Hilux të bardhë të parkuar jashtë, pastaj një i pestë që doli nga shtëpia dhe mbylli derën”.

Është rasti i prokurorisë që Hamaëand Ali Hussain, 30 vjeç, u qëllua në kokë nga një distancë e afërt në rrugën Charterhouse nr 25, jashtë Oxford Road, në Hartlepool, pasditen e 14 shtatorit 2019.

Artikulli paraprakAleksandër Vuçiç i habit të gjithë: Del nga frigoriferi duke mbajtur në duar…
Artikulli tjetërHidhet shorti i Qatar 2022/ Sfida gjigande na presin, bie në sy ndeshja e Zvicrës së shqiptarëve përballë Serbisë