Panikosen banorët/ Shpërthimi i fuqishëm në Stamboll, plagosen dhjetëra persona

Një shpërthim i madh tronditi Stambollin mëngjesin e sotëm, në lagjen Beyoglou. Mediat turke raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:30. Sipas Haberturk, shpërthimi ndodhi në kabllot nëntokësore.

Advertisements

Ngjarja ka shkaktuar panik, ndërsa autoritetet kanë kërkuar që banorët të largohen.

Policia dhe zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndihmuar në evakuimin e të moshuarve që banonin në pallatin më të afërt. Sipas mediave turke, katër persona janë evakuuar.

Advertisements

Deri më tani nuk është bërë asnjë njoftim zyrtar nëse ka të vdekur, por raportet flasin për të paktën dhjetëra civilë të plagosur.

Artikulli paraprakNga vrasja e dy vëllezërve Haxhia te atentati i dështuar në Shijak/ Zbulohen detaje të reja për autorët
Artikulli tjetërArbër Hajdari bën deklaratën e fortë për Donaldin e Borën dhe paralajmëron lëvizjen e shumëpritur: Njerëzit që duhen…