MSH publikon shifrat e 24 orëve: Sa raste e humbje jete nga Covid u regjistruan në vendin tonë

52 qytetarë janë infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, dhe fatmirësisht, asnjë humbje jete.

Advertisements

Në 24 orët e fundit, janë kryer 1256 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 52 qytetarë, në këto bashki: 29 në Tiranë, 3 në Vlorë, nga 2 qytetarë në Elbasan, Tepelenë, Libohovë, Konispol, Fier, Durrës, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Kukës, Mallakastër, Himarë, Delvinë, Sarandë, Pogradec, Poliçan.
Janë 389 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,852 që nga fillimi i epidemisë.

Advertisements

Statistika (22 Prill 2022)

Raste të reja ditore 52

Të shëruar në 24 orë 33

Të shtruar në spitale 7

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1256

Testime totale 1,798,288

Raste pozitive 274,737

Raste të shëruara 270,852

Raste Aktive 389

Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 278

Vlorë 27

Fier 25

Korçë 14

Shkodër 10

Gjirokastër 10

Berat 9

Durrës 5

Kukës 5

Elbasan 5

Lezhë 1

Artikulli paraprakU gjend i pajetë me fytin e prerë, flasin miqtë e avokatit shqiptar: Ishte një njeri shumë i mirë, ndihmonte njerëzit në nevojë…
Artikulli tjetërMoti i furishëm ‘pushton’ Shqipërinë, Porti i Durrësit nxjerr njoftimin e rëndësishëm!