Prej dy ditësh Shqipëria është “pushtuar” nga moti i keq, i cili ka shkaktuar edhe viktima.
Advertisements
Ndërkohë edhe gjatë orëve në vijim dhe ditët e ardhshme do të kemi sërish shtrëngata shiu, stuhi ere por edhe reshje dëbore në zonat malore.
Parashikimi i motit sipas SHMU:
Advertisements
Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe gjatë fundjavës.
Moti parashikohet kryesisht i vranët dhe intervale të shkurtëra me diell. Reshjet e shiut priten të jenë prezente të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar. Hera-herës në intervale të shkurtëra kohore reshjet do të marrin karakter shtrëngatash shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në zonat malore reshjet e shiut do të konvertohën në reshje bore me intensitet deri mesatar.
Era do të fyjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 15-18m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.