Mes lotësh dhe dhimbjes, përcillet në banesën e fundit 24-vjeçarja shqiptare që humbi jetën në Itali

Sot në qytetin e Kavajës, familjarë, të afërm dhe qindra qytetarë kanë përcjellë mes lotësh e dhimbje në banesën e fundit 24-vjeçaren Daiana Galicaj.

Advertisements

Daiana u nda nga jeta në lule të rinisë pas një aksidenti tragjik në Itali, ku jetonte dhe punonte prej disa kohësh.

Ajo ishte duke u kthyer nga puna në komunën Castelmassa, kur humbi kontrollin e mjetit me të cilin udhëtonte. Galicaj punonte në kompaninë Amazon e prej kohësh jetonte në Badia Polesino.

Advertisements

Humbje e pangushëllueshme për prindërit, motrën, vëllain, të fejuarin dhe gjithë të afërmit e miqtë që sot i dhanë Lamtumirën e fundit! Të qoftë bahçe e mbushur me lule ajo bota tjetër, si lulet e panumërta me të cilat të mbuluan sot!”,- shkruan faqja që mban emrin e qytetit në rrjetet sociale.

Artikulli paraprakIshte duke luajtur, fëmija rrëzohet me kokë nga lartësia. Dërgohet me urgjencë në spital
Artikulli tjetërAgron Llaka e hoqi papritur nga puna, aktorja shqiptare habit me deklaratën e saj: Ndoshta Goni nuk përballonte dot shpenzimet e mija, se isha shumë e…