Lëkundjet u ndjenë mbi 400 km, nga Rumania deri në Itali/ Ja shtetet që preku tërmeti i fortë

Tërmeti i fuqishëm me epiqendër në Bosnje dhe Hercegovinë, shkundi mbrëmë shumë shtete të rajonit.

Advertisements

Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, e cila ka dhënë detajet, duke pasqyryar dhe hartën e vendeve që u prekën nga tërmeti.

Sipas EMSC, tërmeti ishte në zonën e Stolacit dhe është ndier në të gjithë rajonin, duke përfshirë Kosovën.

Advertisements

“Një tërmet M5.7 goditi Bilećën (Bosnje dhe Hercegovinë) në orën 23:07:49 me kohën lokale (UTC 21:07:49). Lëkundjet u ndjenë mbi 400 km nga rreth 20 milion njerëz në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Serbi, Itali dhe Slloveni

Pasgoditje mund të ndodhin në orët/ditët e ardhshme. Nëse nuk është e nevojshme, qëndroni larg zonave të dëmtuara për sigurinë tuaj. Jini të kujdesshëm dhe ndiqni informacionet e autoriteteve kombëtare”, njofton qendra sizmiologjike europiane mesdhetare

Artikulli paraprak“Mëshirë për shpirtin tënd të bukur”/ Tragjike, tërmeti i fuqishëm që u ndje edhe në vendin tonë i merr jetën vajzës 27-vjeçare, miqtë prekin rrjetin me dedikimet e tyre
Artikulli tjetërKursi i këmbimit, 23 Prill 2022