Joe Biden e bën sërish/ Tani nuk shtrëngon vetëm një dorë por të dyja duart me personin e ‘padukshëm’ (Video)

Presidenti amerikan vijon të shokojë amerikanët me sjelljen e tij gjatë fjalimeve në podiumin e Shtëpisë së Bardhë. Pak ditë pasi Bideni i habiti të gjithë teksa jepte dorën drejtuar në ajër një personi të padukshëm, këtë radhë ai ka bërë të njëjtin veprim.

Advertisements

Por me një ndryshim, duke i drejtuar të dyja duart pas podiumit të tij edhe pse me të nuk ndodhej askush pasi përfundoi fjalimin.

Pasi përfundoi fjalimin mbi shkurtimin e kostove të familjeve amerikane, Biden u kthye me shpinë dhe drejtoi duart në një hapësirë boshe ku ndodhej askush.

Advertisements

Kjo ka habitur sërish publikun dhe mediat amerikane për sjelljen e tij, e cila të kujton atë të disa ditëve më parë teksa përfundoi fjalimin e tij mbi krizën si pasojë e luftës në Ukrainë, Bideni ktheu trupin pas dhe zgjati dorën për të shtrënguar duart, por që në fakt aty nuk ndodhej askush. Ky çast është bërë viral, ashtu si ai i mbrëmjes së djeshme.

Sjellja e presidentit ka bërë që të reagojnë edhe politikanët amerikanë, ku njëri prej tyre senatori Ted Cruz shprehu shqetësim për gjendjen mendore të presidentit.

Artikulli paraprakSHBA 5 milion euro për “kokën” e tij, si bashkëpunon “Zoti” irlandez i drogës me shqiptarët
Artikulli tjetërPresidenti i ardhshëm i vendit do të jetë zonjë me patjetër? Ministrja Balluku bën deklaratën e papritur