I vendosën tritol në derën e biznesit, efektivi i Shqiponjave tregon tmerrin që përjetoi sëbashku me familjarët e tij

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin bregdetar të Durrësit. Një sasi lëndë plasëse është vendosur në dyqanin e një efektivi të Shqiponjave”, në fshatin Katund i të Ri, Durrës.

Advertisements

Në një prononcim për mediat pronari i biznesit Hysen Gashi është shprehur se nuk ka pasur asnjë problem me asnjë person.

Ndër të tjera ai ka theksuar se zhurma ishte e fuqishme dhe ka shkaktuar shumë panik te familjarët e tij.

Advertisements

“Nuk kam pas kërcënime e as konflikte me persona të tjerë. Nuk e them dot se cili është motivi i këtij sulmi. Shpërthimi qe i fuqishëm, shkaktoi panik në familje dhe tek fqinjët. Dolëm menjëherë përjashta për të parë se çfarë ndodhi. Konstatuam se lënda plasëse ishte vendosur në derën e dyqanit”, ka thënë ai.

Artikulli paraprakU ndjenë lëkundjet e forta edhe në vendin tonë/ Ja shtetet që preku tërmeti i fuqishëm me epiqendër në Bosnje(Harta)
Artikulli tjetërLungomare në Durrës, Rama: Mendoj ta bëjmë një ndërhyrje në det me një shqiponjë