“I kisha futur në një qese”/ Ish-kandidatit socialist i humb shuma e madhe e parave, kërkon ndihmën e qytetarëve

Ish-kandidatit socialist Vaid Shaba i ka humbur një shumë parash dhe për gjetjen e tyre ka kërkuar edhe ndihmën e banorëve të zonës.

Advertisements

Në disa rrugë në Kavajë është afishuar një njoftim ku bëhet me dije se ka humbur një qese që kishte brenda 10, 000 euro, 580 paund, 310 dollarë dhe 130 franga.

Advertisements

Ai jep dy adresa për këdo që ka informacion ndërsa për personat që i dërgojnë paratë njofton se do të japë edhe një shpërblim.

Mësohet se paratë mbaheshin në një qese nga një punonjës i zyrës së Këmbimit Valutor në pronësi të Vaid Shabës, i cili kandidoi në garën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 nën siglën e PS, për qarkun e Tiranës.

Artikulli paraprakBursa dhe këmbimi valutor, 17 prill 2022
Artikulli tjetërPublikohen pamjet e patransmetuara më parë, moderatorët rrëfejnë detajet e pathëna! Ja çfarë ndodhte në Top Channel